‘Sa vite punë kam, aq kam edhe role në skenë’, Enada rrëfen karrierën si balerinë: S’jam e ngopur

by admin
Spread the love

Balerina e njohur shqiptare, Enada Hoxha ka bërë një rrëfim shumë të ndjerë së fundmi për karrierën e saj në emisionin më të ri, ‘Pas Mesnate’ në televizionin ABC News. Sa i përket punës së saj si balerinë, ajo tha që gjithmonë ka kërcyer në krahët e partnerit të saj, Gerd Vaso.

Ndër të tjera, ajo tha se ka role në skenë, po aq sa ka vite punë. Enada tha se nuk është e ngopur me punën e saj, teksa tha se do të vazhdojë të sjellë role të reja në skenë.

“Çdo balet që kam kërcyer kam qenë gjithmonë në krahët e Gertit mund të kenë qenë ndoshta një ose dy balete që nuk kemi kërcyer bashkë. Kështu që gjithë jeta ka qenë krah njëri-tjetrit me shumë sfida, me shumë punë, me shumë emocione, me shumë duartrokitje, me shumë mirënjohje nga ana e publikut.

Saç vite punë kam, aq role kam në skenë. Pastaj kur ato rikërcehen pafund, mendo sa herë kam qenë në shfaqje me këto role me emocione të forta. Shfaqje jo të thjeshta, por le të themi shfaqje që kanë brenda një histori të madhe, një emocion të jashtëzakonshëm, por që nuk jam e ngopur, më duhet të vazhdoj të mendoj akoma se çfarë duhet të vë në skenë”, u shpreh ajo.

You may also like