Sa shumë pikë të lëna, Interi vuan nga sindroma e “dimrit”

by admin
Spread the love

Dy fitore nga 7 të mundshme në kampionat në vitin 2022. Në shtëpinë e Interit, janari dhe shkurti janë muaj të mallkuar. Rikthimi nga pushimet ka rezultuar i vështirë dhe sezoni është komplikuar më shumë nga sa ishte menduar.

Por nuk është hera e parë që në muajt e parë të vitit të ri skuadra bie në mënyrë të frikshme. Ka ndodhur edhe me Mancinin, Spallettin dhe në vitin e parë të Contes, ndërsa vitin e kaluar zikaltrit e rritën performancën e tyre pikërisht në këtë periudhë.

Shkurti është mbyllur me 2 pikë nga 12 të mundshme në kampionat, me sfidën e Champions-it të humbur ndaj Liverpoolit dhe vetëm me një fitore në Kupën e Italisë kundër Romës. Vitin e kaluar, në të njëjtën periudhë kohë Interi fitoi kundër Fiorentinës, Lazios, Milanit dhe Genoas, duke marrë hov në metrat e fundit për titullin kampion.

Por edhe Kontes iu desh të menaxhonte një situatë të tillë në vitin e parë. Nga 11 deri më 26 janar të vitit 2020, zikaltrit barazuan 3 ndeshje radhazi me Atalantën, Leçen dhe Cagliarin, pastaj humbën me Lazion dhe Juventusin pasi kishin fituar me Udinesen dhe Milanin. Vetëm 2 fitore në 7 javë.

Tifozët zikaltër e dinë që kjo periudhë është një mallkim i vërtetë që përsëritet vit pas viti. Në dy vitet e mëparshme me Spalletin gjërat shkuan pak a shumë në të njëjtën mënyrë. Nga 9 dhjetori deri më 3 shkurt erdhën 6 barazime dhe 2 humbje në 8 ndeshje të luajtura. Vitin e kaluar në 7 ndeshje pas ndalesës, Interi fitoi vetëm dy herë.

Me Mancinin gjithashtu e nisën mjaft mirë kampionatin, por pastaj mori vetëm 2 fitore në 9 ndeshje dhe e mbyllën në vendin e 5-të.

Tani në kampin zikaltër kanë për detyrë ta ndryshojnë këtë ecuri patjetër sepse kampionati është më i hapur se kurrë. /Oversport.tv

You may also like