‘Sa mall kam për ty babi im i shtrenjtë’, Monika përlot me fjalët për të atin e ndjerë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Aktorja e njohur shqiptare, Monika Lubonja ka prekur ndjekësit e saj në rrjete sociale, pas një postimi shumë emocionues dhe përlotës. Ajo ka ndarë një foto nga fëmijëria e saj me të atin e ndjerë, për të cilin ka shkruar edhe disa fjalë shumë prekëse e që i ka përlotur të gjithë.

Monika shkruan se i mungon çdo moment me të atin, si dhe këshillat e tij. “Sa mall kam për ty babë…Ehh sa më mungon. Kur filloj të shkruaj për ty, më duket sikur ti më jep forcën më të madhe në këtë botë. Më mungon kaq shumë, bisedat dhe momentet e bukura që kalonim bashkë. Ah babi im i shtrenjtë sa do doja të të kisha pranë e të flisnim si dikur , të tregoja për gjërat e mia, diku te bukura, diku dhe të rrezikshme, diku normale …

Më mungon zeri jot, kur më thoje: -me ngadal Monika, mere më shtruar se ke akoma jetë të bukur para… Por ti o babi se di sa jam lodhur në këtë tokë , e sa kam nevoj të të përqafoj e të puthja pafund ty. Kur shkruaj për ty më duket sikur të shikoj dhe jemi pranë njëri -tjetrit, më flet shtruar, e në fund më thua: “ Mos harro zemren e bukur e buzëqeshjen tënde”. 

Sot zgjodha këtë foto, se kjo flet shumë për ne të dy dhe kur nuk flasim bashkë e kuptonim kaq mirë njëri – tjetrin. Kam mall per ty… E ndjej fort që shpirti jot i bukur është pranë meje e kudo”-ka shkruar Monika Lubonja krah fotos së saj me të atin në Instagram.

You may also like