Sa kushtojnë pronat e konfiskuara të Nikolla Gruevskit? – Shqip

by admin
Spread the love

Drejtori i Agjencisë për Menaxhim me Pronën e Konfiskuar, Driton Nebiu në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin, deklaroi se vlera totale pronave të konfiskuara të ish kryeministrit Nikolla Gruevski, arrin në 1.95 milionë euro. Vlerësimin, sipas Nebiut, e ka bërë Byroja për Ekspertizë Ligjore, duke shtuar se ka edhe një pjesë që ende nuk është vlerësuar.

Si pjesë e pronës së konfiskuar të Nikolla Gruevskit janë disa banesa dhe parcela në pjesë të ndryshme, kryesisht në kryeqytet.

“Deri tash, në këtë moment kap vlerën 1 milionë e 950 mijë euro, me çmimin momental që e ka përcaktuar Byroja për Ekspertizë Ligjore”, thotë Nebiu.

Detajet më të hollësishme se çka konkretisht do të dalë në shitje nga prona e konfiskuar e Gruevskit, Nebiu i jep në videon më poshtë!

You may also like