Sa janë të sigurta të dhënat personale në Kosovë?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Përpunimi
i të dhënave përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë në sektorin publik, privat
dhe atë të marketingut ose dërgimi i mesazheve promovuese në numrat e telefonit
të qytetarëve, janë ankesat më të shpeshta të qytetarëve kur bëhet fjalë për
keqpërdorimin e dhënave të tyre personale.

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) që
është përgjegjëse, veç tjerash, për mbikëqyrjen dhe ligjshmërinë e përpunimit
të të dhënave personale, gjatë vitit 2020 ka pranuar 60 ankesa, kurse gjatë
këtij viti (2021) 18, ku tetë prej të cilave kanë kërkuar inspektim.

Drejtori i Departamenti ligjor në këtë
agjenci, Valon Kryeziu, thotë se ankesat janë pranuar nga qytetarët, por edhe
nga organizata të ndryshme.

Kryeziu thotë se ankesa ka pasur edhe lidhur
me transferimin e të dhënave brenda kompanive ose edhe jashtë tyre.

“Ka pasur raste kur
institucioni ose kontrolluesi i të dhënave ka përpunuar të dhëna jashtë
qëllimit për çka i ka marrë. Ne i kemi evidentuar këto raste dhe kemi kërkuar
nga ky kontrollues që ato të dhëna të mos i përpunojë më tutje dhe e kemi
udhëzuar që ato të dhëna që i ka transmetuar te kontrolluesi ose përpunuesi
tjetër, t’i asgjësojë”,
thotë Kryeziu.

Ai shton se viteve të fundit ka rritje të
ankesave ku qytetarët pretendojnë se u janë keqpërdorur të dhënat e tyre, por
sipas Kryeziut, ka edhe rritje të kërkesave për mendime sa i takon aspekteve
ligjore. Deri më tani, AIP nuk ka pasur ndonjë rast penal, që ta dërgojë para
sistemit të drejtësisë.

“Ato, që
të paktën kanë ardhur si ankesa të caktuara, nuk janë konsideruar vepra të
natyrës penale, por shkelje dhe i kemi trajtuar në proces administrativ”,
tregon Kryeziu.

Qytetarët duhet të dinë se ku shkojnë të dhënat personale

Qytetarët të cilët kanë argumente se të dhënat
e tyre janë keqpërdorur, mund të drejtohen në agjenci, por edhe duke vizituar
ueb-faqen e agjencisë, ku përmes një vegëze kanë mundësi që të parashtrojnë
ankesë.

Agjencia synon që të realizojë objektivat e
saj në ndërgjegjësimin e qytetarëve për të drejtën e mbrojtjes së të dhënave
personale dhe privatësisë dhe qasjes në dokumente publike.

“Qytetarët
duhet të kenë kujdes se ku i japin të dhënat e tyre, cilat llojet dhe sasia e
të dhënave, cili është qëllimi. Qytetari ka të drejtë dhe duhet të kërkojë në
çdo kohë nga kompanitë e institucionet se çka bëhet me të dhënat e tyre”,
thotë Kryeziu.

Agjencia për Informim dhe Privatësi që është
përgjegjëse edhe për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për qasje në dokumente
publike, ku deri tash ka pranuar 26 ankesa ka aprovuar 12, ndërkaq në shqyrtim
ka 14 të tjera.

Sa ka
siguri në qasjen në internet?

Njohësit e teknologjisë informative kanë
tërhequr vërejtjen që qytetarët duhet të kenë kujdes për të dhënat e tyre
personale, në momentin kur lidhen në internet në vende të ndryshme.

Ermal Sadiku, inxhinier i teknologjisë, thotë
për Radion Evropa e Lirë se qytetarët, kur lidhen me linjat publike të
internetit kudo në Kosovë dhe jashtë vendit, nuk duhet të përdorin aplikacione
e teknologji të ndjeshme, pasi që nuk konsiderohen të sigurta.

Sadiku thotë se të dhënat personale mund të
keqpërdoren më së shumti kur bëhen blerjen online.

 “Nuk
është se kemi mbrojtje të mirë, nuk është se të dhënat i kemi të sigurta. Për
fat, nuk është se hakerët e njohur në botë kanë interes, siç ndodh në Rusi,
Kinë, Ukrainë e në vende tjera. (Hakerët) Nuk kanë interes për të dhënat tona
dhe kjo na jep njëfarë lloj lehtësie në gjithë këtë problematikë. Përndryshe,
nëse do të kishin interes, ata patjetër që do ta kishin të lehtë t’i merrnin
këto të dhëna”,
shton Sadiku.

Kosova ka Ligjin për mbrojtje e të dhënave
personale. Ligji përcakton të drejtat, përgjegjësitë, parimet dhe masat
ndëshkuese lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë së
individit. Me ligji përcaktohen përgjegjësitë e institucionit përgjegjës për
mbikëqyrjen e legjitimitetit të përpunimit të të dhënave dhe qasjes në
dokumente publike. /Gazeta Sinjali/

You may also like