Ryan Reynolds dhe Blake Lively dhurojnë 1 milion dollarë për popullin ukrainas në vështirësi

by admin
Spread the love

Ryan Reynolds dhe Blake Lively kanë zbuluar mes një postimi në Twitter se do të dhurojnë 1 milion dollarë, (duke ju bashkuar donatorëve të tjerë), për t’iu gjendur pranë personave që po luftojnë për të mbijetuar në Ukrainë. Ata u lidhën me “UN Refugee Agency” të vendosur për të ndihmuar. Ata kanë bërë thirrje për të mos e braktisur popullin ukrainas që po  gjendet në ditë të vështira.

Në ditën e pestë të pushtimit rus, Ukraina vazhdon të zgjohet nga zhurmat tronditëse të bombardimeve shkatërruese. Menjëherë më pas qeveria ukrainase paralajmëroi se tymi nga shpërthimi mund të shkaktojë një “katastrofë mjedisore” dhe këshilloi njerëzit t’i mbajnë mbyllur dritaret e tyre.

Sot në mesditë kanë nisur bisedimet mes presidentit rus dhe atij ukrainas për t’i dhënë një zgjidhje konfliktit, ndaj gjithë bota i ka sytë teka ta./revistawho.com

You may also like