Ruskovska për ankesën e Muaremit: Ky është presion i drejtpërdrejtë ndaj prokurorisë dhe gjykatës

by admin
Spread the love




Prokurorja Vilma Ruskovska sot ka sqaruar se ankesa kundër personit të parë të Policisë Financiare, Arafat Muaremi, është dërguar të martën e kaluar, vetëm një ditë pasi prokurorët filluan bastisjen në institucionin shtetëror, shkruan “Deutsche Ëelle”.

“Duke qenë se peticioni është dorëzuar të martën e kaluar te prokurori Joveski, deklaratën e sotme të tij tani në opinion e konsideroj si presion të drejtpërdrejtë mbi punën e prokurorisë dhe gjykatës”, thotë Ruskovska.

Ruskovska më tej shtoi se është habitur nga ankesa e Muaremit.


You may also like