Ruskovska: Muaremi dha dorëheqje një ditë pasi i kaloi mandati

by admin
Spread the love




Prokurorja e suspenduar Villma Ruskoska sot e komentoi dorëheqjen e drejtorit të Policisë Financiare Arafat Muaremi.

Sipas saj, Muaremi ka bërë paradë me dorëheqjen e tij, pasi mandati i ka skaduar një ditë para se të njoftonte dorëheqjen.

“Çfarë dorëheqje ka bërë Muaremi, ka bërë paradë. Atij i ka përfunduar mandati më 15 gusht, ndërsa më 16 ka dhënë dorëheqje”, theksoi shkurt Ruskoska.

E pyetur nëse ky rasti i suspendimit të saj është i njëjtë me atë të ish prokurores së PSP-së Katica Janeva, prokurorja Villma Ruskoska theksoi se rastet janë krejtësisht të ndryshme.

“Unë nuk jam si Katica Janeva dhe unë nuk e kam keqpërdorur detyrën time, e sidomos jo për mjete parash. Nuk e krahasoj aspak fatin tim me fatin e Katicës. Gjithçka që është marrë në të dy rastet është në përputhje me ligjin, kështu që këto dy raste nuk mund të krahasohen”, shtoi Ruskovska.

E pyetur se për çka është ngritur procedurë disciplinore ndaj saj, Ruskoska tha se as ajo nuk e ka plotësisht të qartë, por që dyshon se ka të bëj me kallëzimin penal ndaj saj të tashmë ish drejtorit të Policisë Financiare, Arafat Muaremi.


You may also like