Ruskovska do të ankohet në Këshillin e Prokurorëve për suspendimin e saj nga puna

by admin
Spread the love




Kryetarja e Prokurorisë kundër krimit  të organizuar dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska, e cila u suspendua nga pozita, do të ankohet në Këshillin e prokurorëve pasi prokurori republikan, Ljubomir Joveski, ka marrë vendim për largim të përkohshëm nga pozita e saj.

Ky vendim i Joveskit erdhi pasi ai paraprakisht kishte shkruar një raport në të cilin ishin konstatuar parregullsi gjatë bastisjes që bëri Ruskovska së bashku me prokurorët  në Drejtorinë e Policisë Financiare në korrik të këtij viti nën dyshimin se drejtori, Arafat Muaremi, ka fshehur sendet në një sirtar për të cilat Prokuroria e Ruskovskës nuk ishte e informuar.

Pas suspendimit të Ruskovskës, drejtori i policisë financiare, Arafat Muremi, dha dorëheqje nga ushtruesi i detyrës së drejtorit.


You may also like