Rusia sulmon Kievin me dronë për të dytën natë radhazi

by admin
Spread the love

Rusia kreu një tjetër sulm me dronë për të dytën natë radhazi në kryeqytetin ukrainas të Kievit, por mbrojtja ajrore e Ukrainës i rrëzoi me sukses të gjithë ata.

Kështu ka deklaruar kreu i administratës ushtarake, Serhiy Popko.

Ai në Telegram ka thënë se alarmi ajror ka zgjatur për më shumë se dy orë, derisa nuk raportoi për nuk raportoi për dëme apo lëndime, shkruajnë mediat e huaja.

“Pas një pushimi prej më shumë se një jave, armiku lëshoi dronë të prodhuar nga Irani mbi Kiev për të dytën ditë radhazi. Alarmi ajror zgjati për më shumë se dy orë. Të gjithë [dronët] në hapësirën ajrore rreth Kievit u shkatërruan nga mbrojtja jonë ajrore”, tha Popko.


Top Channel

You may also like