Rusia rrit masat e sigurisë pas shpërthimit në urën që e lidh me Krimenë

by admin
Spread the love

Rusia ka rritur masat e sigurisë në urën e vetme që e lidh atë me Krimenë pasi të shtunën pati një shpërthim të madh në një prej seksioneve të saj. Presidenti Vladimir Putin ka urdhëruar Shërbimin e Sigurisë Federale (FSB) të mbikëqyrë lidhjen kyçe me gadishullin e pushtuar.

Ura është simbol kryesor i aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014. Ndërkohë si pasojë e shpërthimit të shtunën 3 persona humbën jetën. Zyrtarët rusë kanë bërë me dije se puna për të rregulluar pjesët e dëmtuara do të nisë menjëherë.

Kjo urë është konsideruar nga mediat ruse si ndërtimi i shekullit. Kjo jo pa arsye pasi për Moskën ka pasur një rëndësi të veçantë pasi ka shërbyer për lëvizjen e pajisjeve ushtarake, municioneve dhe trupave ruse në Ukrainën jugore.

Forcat ukrainase nuk kanë marrë përgjegjësi në lidhje me sulmin. Ndërkohë pas shpërthimit, autoritetet ruse bënë të mundur hapjen e urës pjesërisht. Kjo rrugë është vitale për zinxhirin e furnizimit të Moskës në fronin e luftës në Ukrainë.

 

Artikulli paraprakKokainë e pastër dhe fruta ekzotike, tjetër ngarkesë e madhe kapet në Katania

You may also like