Rusia rinis sulmet në Kiev

by admin
Spread the love

Rusia reagon me sulme të ashpra pas poshtërimit që pësoi me sulmin në urën e Krimesë. Forcat e Moskës raportohet të kenë sulmuar qytetin e Zaporizhzhia, ku ndodhet edhe një nga centralet bërthamore më të mëdha në Europë, tashmë në kontrollin rus.

Sulmet raketore kanë shkaktuar gjatë natës të paktën një viktimë dhe 5 të plagosur, sipas autoriteteve të qytetit ukrainas.

Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit raportohen shpërthime edhe në Kiev, që prej muajsh nuk ishte përfshirë në sulme.

Sipas mediave ukrainase ishin të paktën 4 shpërthime, me tymnaja që janë parë në qendrën  e qytetit.

Sirenat e alarmit u aktivizuan rreth orës 7:15, ndërkohë që nuk ka një bilanc të qartë, por autoritetet e kryeqytetit po flasin për viktima.

You may also like