Rusia ndalon Kamala Harris dhe Mark Zuckerberg të hyjnë në territorin e saj

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rusia i ka ndaluar hyrjen në territorin e saj, zv. Presidentes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris.

Ministria e Jashtme ruse ka shtuar 29 shtetas amerikanë në listën e personave të cilëve u ndalohet hyrja në Rusi, përfshirë Harris.

Në mesin e këtyre personave është edhe themeluesi i kompanisë Meta, Mark Zuckerberg.

Të gjithë këtyre individëve, u është ndaluar hyrja në Rusi për një kohë të pacaktuar, në përgjigje të sanksioneve të vendosura nga vendet perëndimore.

Ky vendim i ministrisë së Jashtme ruse, erdhi menjëherë pasi Presidenti i SHBA Joe Biden njoftoi sanksione të reja ndaj Rusisë dhe një paketë të re prej 800 milionë dollarë mbështetje ushtarake për Ukrainën.

Ndërsa, më 16 prill Rusia i ka ndaluar hyrjen në territorin e saj, kryeministrit britanik Boris Johnson dhe disa ministrave që bëjnë pjesë në kabinetin e tij qeveritar.

Sipas Rusisë, ky vendim u mor për shkak të qëndrimit “armiqësor” të Mbretërisë së Bashkuar për luftën në Ukrainë.

You may also like