Rusia hedh poshtë thirrjet e Ukrainës për largimin nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së

by admin
Spread the love

Ministria e Jashtme e Rusisë ka kritikuar thirrjet e Ukrainës për të hequr Rusinë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së (KSKB).

Sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS kjo kritikë ka ardhur si pasojë e deklaratës që bëri Ministria e Jashtme e Ukrainës për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurisë së OKB-së.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, hodhi poshtë deklaratën e Kievit.

“Mos bëni asgjë. Ky është pikërisht rasti kur qentë lehin, por karvani vazhdon”, tha ajo.

Zakharova i bëri komentet për stacionin radiofonik Sputnik të mërkurën në përgjigje të një pyetjeje mbi reagimin e Moskës.

CNN shkruan se Ministria e Jashtme e Ukrainës pretendon “shkelje të rënda të normave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare, si dhe për krime të kryera në territorin e Ukrainës. Në veçanti, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, si dhe krimin e gjenocidit.

Ai sugjeron se Rusia mund të ri-pranohet pas rekomandimit për anëtarësim në OKB pasi të “plotësojë kushtet për anëtarësim në Organizatë”.


Top Channel

You may also like