Rusia është “pronarja” e tij, e aktivizoi për ta vëzhguar Ukrainën

by admin
Spread the love

Eksperti i sigurisë dhe armëve, Fadil Kajtazi, ka folur për dronin që u përplas afër qendrës së konvikteve në Zagreb të Kroacisë.

Ai tha se fluturakja që ra mbrëmë në Zagreb është mjet vëzhgues, që për dallim nga dronët e tanishëm, që kanë mundësi komandimi e mundësi korrigjimi të gabimit, ky mjet ka formë gjysmë mekanike, pra i programuar paraprakisht për rrugën e fluturimit, e që sipas tij, modeli i këtij droni është përdorur gjatë luftës së ftohtë.

“Për dallim nga droni i tanishëm që po përdoret në Ukrainë, ky ka motor, është i versionit Tu-141 që është përdour gjatë luftës së ftohtë”, ka thënë Kajtazi në “Info Magazine” në Klan Kosova.

Më tej, Kajtazi tha se ky dron s’ka pasur pilot, ndërsa pamjet e parashutave që u kapën nga qytetarët kroatë, Kajtazi thotë se ky dron i ka dy parashuta, ku në vend të kokës së mbushjes së eksplozivit ka të vendosura pajisje të vëzhgimit dhe të incizimit të terrenit, teksa shtoi se të tillë janë përdorur edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Ai s’ka mundur që të ateroj, mundësia e përdorimit të shumëhershëm, ai është i paraparë që të bie në tokë përmes parashutave, në mënyrë që të futet në përdorim disa herë. Ne kemi parë në Kosovë gjatë luftës se vendet e NATO-s, kanë lëshuar kësi lloj mjete vëzhguese”, ka thënë Kajtazi, njofton Klankosova.tv.

Tutje, për Kajtazin, Rusia është “pronarja” e këtij droni, pasi sipas tij, rusët kanë probleme me vëzhgimin nga satelitët të hapësirës së Ukrainës dhe i kanë aktivizuar këto mjete, ndërsa shqetësim për të është se shtetet e NATO-s nuk e kanë vërejtur askush.

“Rusët kanë problem me vëzhgimin nga satelitët të hapësirës së Ukrainës. Me një formë, i kanë aktivizuar këto mjete vëzhguese për ta vëzhguar hapësirën strategjike të Ukrainës dhe si duket u ka dalë nga kontrolli dhe e ka përshkuar këtë rrugë”.

“Shqetësimi është se si kjo mbrojtje elektronike e shteteve të NATO-s nuk e ka vërejtur askush. Siç ka kaluar ky dron, atëherë mund të kalojë edhe një raketë me mbushje klasike ose bërthamore”, është shprehur Kajtazi, njofton Klankosova.tv.

You may also like