Rusia bombardon depon postare, vret 6 punonjës e plagos disa të tjerë në Kharkiv

by admin
Spread the love

Të paktën gjashtë persona u vranë dhe 16 u plagosën mbrëmjen e së shtunës nga sulmet me raketa ruse në një depo postare në rajonin e Kharkiv në verilindje të Ukrainës, raportuan zyrtarët lokalë.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ndau një video në mediat sociale të asaj që duket të jetë një magazinë e dëmtuar rëndë pranë mbeturinave dhe një kontejneri me logon e operatorit postar ukrainas Nova Poshta.

“Gjashtë personat e vrarë dhe 14 të plagosur në sulmin nga pushtuesit ishin punonjës të kompanisë që ishin brenda terminalit Nova Poshta,” tha guvernatori i rajonit të Kharkiv, Oleg Sinegoubov. “Viktimat, të moshës 19 deri në 42 vjeç, u plagosën nga predhat dhe shpërthimet”, shtoi ai.

Katërmbëdhjetë persona u shtruan në spital, duke përfshirë 7 në gjendje të rëndë, sipas Sinegoubov.

Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi numrin e viktimave, por rriti numrin e të plagosurve në 16, dy më shumë seç u raportua fillimisht.

Autoritetet ukrainase thonë se forcat ruse në rajonin e Belgorodit në kufi me Ukrainën qëlluan raketa S-300 – dhe dy prej tyre goditën magazinën.

“Analiza e mbetjeve vazhdon në vendngjarje për të përcaktuar numrin e saktë të të plagosurve dhe të vdekurve”, thanë ata për kompaninë shtetërore të medias Suspilne.


Top Channel

You may also like