RUSI – Trupi i Alexei Navalny i kthehet nënës së tij

by admin
Spread the love

TIRANË, 24 shkurt /ATSH/- Trupi i liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, i cili vdiq papritur në burg javën e kaluar, i është dorëzuar nënës së tij, njoftoi sot zëdhënësja e tij Kira Yarmysh në platformën sociale X, sipas BBC.

Njoftimi erdhi pasi asaj ju tha të pranonte një varrim “të fshehtë”, përndryshe ai do të varrosej në koloninë e burgut ku vdiq.

Yarmysh tha se ajo nuk e dinte ende nëse autoritetet do të lejonin që funerali të mbahej siç dëshironte familja dhe ashtu siç e meritonte Alexei.

Më herët, e veja e Navalny, Julia akuzoi Vladimir Putinin se mbante peng trupin e bashkëshortit të saj të ndjerë ndërsa kërkoi lirimin e tij pa kushte.

Ajo akuzoi sërish presidentin rus se qëndronte pas vdekjes së bashkëshortit të saj.

Kremlini i ka mohuar akuzat duke i quajtur reagimet perëndimore ndaj vdekjes së Alexei si  “histerike”.

Navalny vdiq më 16 shkurt në një burg rus brenda Rrethit Arktik. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like