RUSI – Putini kandidon sërish më 17 mars

by admin
Spread the love

MOSKË, 7 dhjetor /ATSH-DPA/ – Dhoma e Lartë e Parlamentit të Rusisë, Këshilli i Federatës, ka caktuar zyrtarisht zgjedhjet e ardhshme presidenciale në vend për 17 mars 2024.

Presidenti rus, Vladimir Putin pritet të deklarojë zyrtarisht kandidaturën e tij së shpejti.

Prej disa ditësh, televizioni shtetëror ka shfaqur programe në të cilat qytetarët betohen për besnikëri ndaj liderit 71-vjeçar të Kremlinit dhe zotohen se do ta votojnë në kandidaturën e tij të pestë.

Putini ndryshoi kushtetutën në mënyrë specifike që të mund të kandidonte përsëri. Nëse ai rizgjidhet, ai mund të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2030 dhe të kandidojë sërish në vitin 2036.

“Qendrat e votimit do të jenë të hapura për tre ditë”, tha kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ella Pamfilova.

Marrëveshjet për votimin në pjesët e pushtuara nga Rusia të rajoneve të Khersonit, Zaporizhias, Donetskut dhe Luhanskut do të vendosen në një datë të mëvonshme.

Kremlini pret një mbështetje rekord në zgjedhjet, të cilat po zhvillohen në sfondin e luftës ruse kundër Ukrainës.

Kandidatët e tjerë të mundshëm shihen se nuk kanë asnjë shans për të fituar. Në votimin e vitit 2018, Putin mori 76,69% të votave.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like