RUSI – Putin: Armët bërthamore taktike do të vendosen në Bjellorusi

by admin
Spread the love

MOSKË, 26 mars /ATSH-DPA/ – Armët bërthamore taktike do të vendosen në ish-republikën sovjetike të Bjellorusisë, njoftoi dje në mbrëmje presidenti rus Vladimir Putin.

Ky vendim do të ishte një tjetër përshkallëzim i armiqësive midis Moskës dhe Perëndimit.

“Qeveritë ruse dhe bjelloruse ishin dakord për vendimin”, tha Putin dje në mbrëmje.

“Rusia nuk po shkel asnjë traktat ndërkombëtar të mospërhapjes bërthamore duke transferuar armët në Bjellorusi, e cila ndan një kufi me Ukrainën dhe anëtarët e NATO-s, Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë”, tha ai.

Bjellorusia është aleate e ngushtë me Rusinë. Sundimtari Alexander Lukashenko, rizgjedhja e të cilit si president në vitin 2020 nuk njihet nga Perëndimi, varet ushtarakisht, politikisht dhe ekonomikisht nga Moska.

“Lukashenko ka kërkuar që armët bërthamore të vendosen në territorin e Bjellorusisë prej vitesh”, tha Putin.

“Rusia i ka dorëzuar Bjellorusisë sistemin raketor “Iskander” që është i aftë të mbajë armë bërthamore dhe deri më 1 korrik do të përfundojë ndërtimi i një boshti për armët në Bjellorusi”, tha ai.

“SHBA-ja ka vendosur prej kohësh armë bërthamore në vendet me të cilat janë aleate”, tha Putin, duke shtuar se Rusia nuk po bënte asgjë të pazakontë.

Në lidhje me arsyen pse vendimi u mor tani, Putin tha se ishte një përgjigje ndaj dërgimit të planifikuar të fishekëve depërtues të blinduar që përmbajnë uranium të varfëruar në Ukrainë nga ana e Britanisë së Madhe.//a.i/

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like