RUSI – Dita e dytë e referendumeve “të rreme” në rajonet ukrainase të pushtuara nga Rusia

by admin
Spread the love

MOSKË, 24 shtator /ATSH-DPA/- Pavarësisht kritikave të ashpra ndërkombëtare, dita e dytë e votimit është duke u zhvilluar në katër territore ukrainase të pushtuara nga Rusia në referendumet e mbledhura me nxitim për t’u bërë pjesë e Rusisë.

Media shtetërore ruse publikoi pamjet që tregonin një numër më të madh qytetarësh sot në qendrat e votimit.

Votimi, i cili ndërkombëtarisht nuk ka legjitimitet dhe nuk ka lejen e autoriteteve ukrainase, po zhvillohet në rajonet lindore të Luhanskut dhe Donetskut, si dhe në Zaporizhia dhe Kherson, në jug të Ukrainës.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se punonjësit e ‘komisioneve zgjedhore’, të shoqëruar nga ushtarakë të armatosur të forcave të armatosura të Federatës Ruse, po mblidhnin firmat e banorëve vendas direkt në banesat e tyre.

Votimet janë planifikuar të zgjasin deri të martën.

“Votimet janë një pretekst i rremë për të tentuar aneksimin e rajoneve të Ukrainës me forcë në shkelje flagrante të ligjit ndërkombëtar”, tha presidenti amerikan, Joe Biden në një deklaratë të dje në mbrëmje.

“Ne do të punojmë me aleatët dhe partnerët tanë për të imponuar sanksione shtesë ndaj Rusisë,” tha ai.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like