Rusët të pamëshirshëm – nuk pyesin as për për emrat historikë, e bombardojnë sadiumin ‘Jurij Gagarin’

by admin
Spread the love

Chernihiv-Arena nuk ekziston më. Stadiumi i emëruar në kujtim të kozmonautit rus Jurij Gagarin (njeriu i parë që fluturoi në hapësirë) u shkatërrua, për ironi, nga bombardimet e bashkatdhetarëve të tij.

Një grumbull rrënojash shkaktuar nga sulmet ajrore në qytetin e vendosur në veri-lindje të Ukrainës, pranë kufirit me Bjellorusinë, kanë rrafshuar gjithçka.

Shtëpitë, rrugët, çdo ndërtesë me raketat që ranë natën ndërmjet të enjtes dhe së premtes. Nëse ende pyesni se si është ferri, hidhini një sy imazheve , ato që kanë të bëjnë me stadiumin e Desna-s (një klub i themeluar në vitin 1960 në Chernigov, klub që luan në Serinë A të Ukrainës) janë vetëm të vogla (por efektive. )

Stadiumi i ndërtuar në vitin 1936 ndër vite i është nënshtruar punimeve modernizuese të tilla që pesë vite më parë (2017) është pajisur me sisteme automatike për ngrohjen dhe ujitjen e tokës si dhe një terren që ka arritur të jetë perfekt pavarësisht klimës së ftohtë. Nga gjithë ky investim nuk ka mbetur më asgjë.

Klubi ndau një mesazh ironik në rrjetet sociale. “Edhe një herë pushtuesit kanë vënë në shënjestër infrastrukturën ushtarake më të rrezikshme të qytetit… stadiumin e ekipit të qytetit”. Postimi përfundoi me një fjali plot krenari dhe shpresë për të ardhmen pavarësisht përshkallëzimit të konfliktit. “Ne do të jemi në gjendje të rindërtojmë stadiumin tonë dhe do të kthehemi më të fortë se më parë”.

You may also like