Rusët bënë vrasje mizore, por sërish mohojnë: Inskenim pasi ne njoftuam tërheqjen e trupave

by admin
Spread the love

Vrasje mizore në Ukrainë po shtohen. BBC raporton se gazetarja e saj në terren ka parë një varr të hapur në fshatin në perëndim të Kievit, ku u hodhën katër persona që dyshohet se u vranë nga forcat ruse.

Tre prej trupave janë identifikuar si anëtarë të së njëjtës familje. Trupi i katërt nuk është identifikuar ende.

Ukraina ka akuzuar trupat ruse për një masakër pasi trupat e të paktën 20 personave të veshur me rroba civile u gjetën të vrarë në rrugët e Bucha.

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov i ka përshkruar mizoritë e raportuara për Buchan si një akt i inskenuar disa ditë pas forcat ruse vendosën të tërhiqen.

“Ne i hedhim poshtë kategorikisht të gjitha akuzat,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Ai tha se ekspertët rusë në ministrinë e mbrojtjes kishin identifikuar shenja të falsifikimit të videove dhe pa ofruar asnjë provë.

Kjo situatë i përgjan ditëve para fillimit të pushtimit rus në Ukrainë. Kur nga perëndimi shtoheshin zërat se manovrat ushtarake ruse në kufi me Ukrainën ishin parapërgatitja për luftë, këto zëra Rusia i mohoi duke i quajtur inskenime dhe pak ditë më vonë filluan pushtimin e Ukrainës, që sot po rezulton në krime kundër njerëzimit.

Rruga Press

You may also like