Rumania dhe Bullgaria, “një këmbë” në Shengen – Shqip

by admin
Spread the love

Në mesnatë me orën lokale, Rumania dhe Bullgaria u bënë anëtarët e 28-të dhe të 29-të të zonës së madhe Shengen të lëvizjes së lirë, pas 13 vitesh pritjeje.

Bëhet fjalë për lëvizjen nga deti dhe ajri, ndërsa lëvizja e lirë në tokë ende nuk është miratuar.

Rumania dhe Bullgaria pritën 13 vjet për këtë vendim për shkak të vetos së Austrisë, i vetmi vend brenda Bashkimit Evropian që e kundërshtoi atë, nga frika e fluksit të azilkërkuesve nga këto dy vende.

Forcimi i kufijve të BE-së

Çështja e hapjes së kufijve tokësorë të dy vendeve është shtyrë dhe do të zgjidhet gjatë këtij viti, raporton AFP.

Austria ishte e gatshme të lehtësonte rregullat e kontrollit të trafikut ajror nëse Brukseli forconte kufijtë e jashtëm të BE-së.

Që kur u arrit ky qëllim, Austria mbështeti idenë e të ashtuquajturit “Shengen ajror”.

Bullgaria dhe Rumania janë anëtarë të Bashkimit Evropian që nga viti 2007. /tesheshi.com/

You may also like