Rudina Hajdari më e vendosur se kurrë: Nuk ka njeri që do më përjashtojë nga kjo sallë

by admin
Spread the love

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka diskutuar këtë të premte mbi procesin e votimit për Kryetar të Këshillit Kombëtar dhe procesin për zgjedhjen e presidentin e ri.

Në fjalën e saj Rudina Hajdari,ka thënë se duhet të marrë fund kryetarokracia dhe se Këshilli Kombëtar duhet të jetë organi më i lartë në PD.

Ta kthejmë Këshillin Kombëtar në organ të lartë. Duhet të kemi përplasje argumentash. I ftoj të gjithë anëtarët e KK të mbajnë këtë qwndrim dhe të japim mendimin tonë për vendime të ndryshme që do të merren në këtë këshill.
Ndaj ajo çka ka ndodhur më përpara që shumica e anëtarëve thjesht kanë ngritur dorën, nuk kanë marrë vendime të rëndësishme në këtë sallë. Sot është koha që të shikojmë njëri tjetrin në sy. Këshilli Kombëtar duhet të jetë organi më kryesor i PD.

Do doja shumë ta përdornim këtë këshill që ta kthejmë PD në partinë më kryesore në këtë vend. Për një të ardhme drejt perëndimit. Ti japin fund kryetarokracisë. Nuk do ketë njëri që do të më përjashtojë më nga kjo sallë. Është faji im që pranova përjashtimin e ish-liderit. Këtu do rri bashkë me ju dhe kështu duhet të jetë betimi i gjithë prej jush.”-shprehet ajo.

You may also like