Rudiger është i Realit! Zbulohet paga dhe klauzola në kontratën e gjermanit

by admin
Spread the love

Antonio Rüdiger është një lojtar i Realit të Madridit. Mungon akoma zyrtarizmi që do të vijë në përfundim të sezonit, por transferimi i mbrojtësit gjerman nën urdhrat e Carlo Ancelotti është tashmë diçka e sigurtë.

Sipas asaj që shkruan “Marca”, mbrojtësi, që në fund të sezonit do të jetë një lojtar i lirë, ka kryer vizitat mjekësore dhe ka arritur marrëveshjen përfundimtare për një kontratë që e lidh me klubin spanjoll deri në vitin 2026.

Rüdiger do të përfitojë një pagë që së bashku me bonuset mund të shkojë deri në 10 milionë euro në sezon. Reali ka vendosur edhe një klauzolë në kontratën e re, nëse një klub kërkon shërbimet e gjermanit duhet të paguajë 400 milionë euro në arkat e klubit. /Oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club Facebook

You may also like