Rroga mesatare në Maqedoninë e Veriut shënoi rritje për 14 përqind

by admin
Spread the love

Në Maqedoninë e Veriut në muajin gusht është regjistruar rritje e rrogës mesatare për 14.2 përqind në krahasim me gushtin e vitit të kaluar. Rroga mesatare mujore neto në gusht ishte 36 390 denarë.

“Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Shërbime administrative dhe mbështetëse (21.6%), Arsimi (17.5%) dhe Ndërtimtaria (16.5%)”, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Rroga më e lartë mesatare është regjistruar në Programim kompjuterik (92 464), ndërsa më e ulët në Veprimtaritë e sigurisë dhe të hetimit më e ulët (20 021).

You may also like