Rrjedhja e të dhënave, eksperti Karamuço tregon mënyrën: Ja si mund të mbrohen qytetarët nga shteti

by admin
Spread the love

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka kërkuar që shteti të mbajë përgjegjësi dhe të mbrojë qytetarët nga publikimi i të dhënave nga grupi i hakerave iranianë.

Karamuço tregoi në emisonin “Zona Zero” një masë që shteti duhet të marrë, pasi e shikon efektive.

Sipas tij, një mënyrë është duke ndërruar të gjitha target e automjeteve dhe numrat e identifikimeve të shqiptarëve.

“I takon shtetit të mbrojë qytetarët, të kthejë të gjitha dëmet që i janë shkaktuar qytetarëve. Na janë mbledhur disa të dhëna ku jemi shumë më të ekspozuar, jo me dëshirën tonë.

Ka qenë dhe raporti i DASH që e ka ngritur shumë shqetësuese rrjedhjen e të dhënave tona.

Shteti mund të marrë iniciativë, mund të ndërrojë targat, numrin e ID-ve. A mund ta bëjë shteti këtë? Patjetër, se shteti është shumë i madh”, theksoi eksperti.

You may also like