Rritja e paralajmëruar e pagave për 15% për mësimdhënësit – ekspertët e shohin të pamjaftueshme

by admin
Spread the love

Rritja e paralajmëruar e pagave,
me Ligjin e pagave prej 15 për qind për mësimdhënësit, nga njohësit e fushës së
arsimit po konsiderohet si jo e mjaftueshme marrë parasysh krizën dhe rritjen e
inflacionit në Kosovë.

Njohësi i arsimit, Argjend Osmani, tha për Shqip se Kosova është vendi më i goditur në Evropë nga inflacioni, pas Rusisë dhe Ukrainës të cilët janë në luftë.

Prandaj sipas tij, për këtë arsye
rritja e pagës për 15 për qind për mësimdhënësit është e pamjaftueshme.

“Në situatën e krijuar pas
rritjes enorme të inflacionit që mos të harrojmë që Kosova është pra prej
vendeve më të goditura nga ky fenomen në Evropë, pas Rusisë dhe Ukrainës të cilët
janë në luftë. Mendoj se shtrenjtimi që është bërë pastaj niveli enorm i papunësisë
gjitha këto kanë ndikuar që themi se rritja prej 15 për qind është e vogël,
gjithmonë duke pasur parasysh se rrogat e mësimdhënësve kanë qenë të
pamjaftueshme për ta përballuar këtë krizë që është krijuar”, tha Osmani.

Sa i përket krahasimit të pagës se
mësimdhënësve të Kosovës me rajonin, Osmani tha që pagat janë të përafërta mirëpo
duke pasur parasysh inflacionin më të madh në vendin tonë kjo pagë është e vogël
për ta përballur koston e jetesës.

Ai ndër të tjera shtoi se ngritja
e pagës për mësimdhënësit do të ndikonte drejtpërdrejt edhe në ngritjen e cilësisë
në arsim.

“Nëse i krahasojmë pagat e mësimdhënësve
në Kosovë me rajonin nuk mund të themi që janë shumë larg në kuptimin e shumës
që paguhen, në anën tjetër duhet ta kuptojmë se niveli i inflacionit te këto
vende është më i vogël në krizën e krijuar, për këtë arsye e shoh të
domosdoshme që këto paga të jenë të dinjitetshme në mënyrë që edhe mësimdhënësit
të mund të përballojnë koston e jetës.

“Kur flasim për cilësinë në
arsim unë mendoj se duhet ta kemi parasysh që në të ndikojnë një numër mjaftë i
madh faktorësh dhe është një proces multi-dimenzional. Nuk mund të themi se vetëm
pagat e mësimdhënësve ose greva kanë ndikuar në cilësinë e arsimit, aty ndikojnë
edhe numër mjaftë i madh i faktorëve të tjerë. Mendoj se rritja e pagave do të
ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejt edhe në ngritjen e cilësisë, duke pasur parasysh
motivimin e mësimdhënësve dhe angazhimin e tyre. Ka kaluar koha kurë mësimdhënësit
kanë mbajtur disa punë për ta mbajtur familjen, duhet të mendojmë që tu krijojmë
një jetë të dinjitetshme edhe për ta si shoqëri Kosovare që jemi”, tha ai.

Drejtori i Institutit
“EdGuard” Rinor Qehaja, tha se rritja e pagës do të merrte kuptim nëse
instalohen mekanizma llogaridhënës për punën e mësimdhënësit ose në të kundërtën
kjo rritje nuk do të këtë efekt në cilësinë e arsimit.

Qehaja shtoi se do të ishte mirë që
të kishte një rritje më të madhe në pagë për mësimdhënësit pasi që sipas tij
ata meritojnë më të mirën.

“Rritja në paga më ligjin e
ri është substanciale në krahasim me profesione tjera, kjo dëshmon edhe për
përkushtim institucional për një pagë të dinjitetshme për mësimdhënësit sikurse
edhe e meritojnë. Mirëpo kjo pagë do të merr kuptim nëse instalohen mekanizma
llogaridhënës për punën e mësimdhënësit, në të kundërtën rritja e tillë e pagës
për të gjithë dyshoj që mund të ketë efekt cilësi në arsim”.

“Në krahasim me vendet e
rajonit, përfshirë, Shqipëri, Maqedoni e veriut, pagat e mësimdhënësve
qëndrojnë përafërsisht të mira, dhe në krahasim me pagat e shërbyesve tjerë
civil, por gjykimin më të mirë sa janë të mjaftueshme këto paga mund të e japin
vet mësimdhënësit. Paga me rritje është pagë e mirë, por do të doja të shihja
një rritje ende më të madhe – mësimdhënësit meritojnë më të mirën”.

“Cilësia e mësimdhënies nuk ka ndonjë korrelacion me pagat, kjo është e keqja ne këtë situatë, pra edhe po të kishim rritje dyfish nga ajo që është zor që e njëjta të kthehet në një motivim më të madhe ose performances më të mirë – cilësia është subjekt i llogaridhënies dhe mekanizmave që sigurojnë cilësinë ne klasë, deri sa mungojnë nuk do të ketë efekt”, tha Qehaja.

You may also like