Rritet vlera e Bajramit, bie ajo e Kumbullës dhe Strakoshës

by admin
Spread the love

Vlera në tregun e transferimeve e tre futbollistëve të Kombëtares së Shqipërisë ka pësuar ndryshime.

Faqja e specializuar për vlerën e futbollistëve “Transfermarkt” sot ka bërë disa përditësime.

Vlera e Marash Kumbullës dhe Thomas Strakoshës ka pësuar rënie, kurse vlera e Nedim Bajramit ka shënuar rritje.

Mesfushori shqiptar që aktivizohet te Empoli, Nedim Bajrami, tani në tregun e transferimeve vlerësohet me 10 milionë euro. Vlera e 22-vjeçarit ka shënuar rritje për 4 milionë euro, pasi në qershor ai vlerësohej me 6 milionë euro.

Kohët e vështira që Thomas Strakosha po kalon te Lazio, padyshim që janë duke ndikuar edhe në vlerën e tij në treg. Portieri shqiptar tani vlerësohet me 7.5 milionë euro, teksa në qershor ai vlerësohej me 14 milionë euro.

26-vjeçari vlerën më të lartë e kishte arritur në dhjetor të vitit 2019 dhe në gusht të vitit të kaluar, kur ai vlerësohej me 25 milionë euro.

Image

Minutat e pakta te Roma janë duke ndikuar edhe te Marash Kumbulla, i cili tani vlerësohet me 22 milionë euro në treg, teksa paraprakisht (në qershor) ishte vlerësuar me 25 milionë euro.

Qendërmbrojtësi shqiptar vlerën më të madhe e kishte regjistruar në dhjetor të vitit të kaluar, kur 21-vjeçari ishte vlerësuar me 27 milionë euro.

Image

You may also like