Rritet për 6% numri i nxënësve në shkollat profesionale

by admin
Spread the love

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Ministrja e Arsimit Milla Carovska tha se është shtuar për  gjashtë për qind numri i nxënësve në shkollat e mesme profesionale. Ajo sqaroi se janë hapur 27 paralele dhe janë regjistruar  1400 nxënës.

Ndërkaq, duke pasur parasysh këta numra të rritur të nxënësve Carovska  pyetet nga gazetarët se ka nxënës që janë lënë anash se nuk kanë tabletë për t’i ndjekur mësimet,  ajo mohon një gjë të tillë dhe pohon se Ministria e Arsimit posedon 60 mijë tableta.

MILLA CAROVSKA- MINISTRE E ARSMIT

“Ministria i ka në dispozicion edhe 60 mijë tabletë në Ministri që është tregues se çdo shkollë që është drejtuar deri te Ministria që të kërkojë tabletë, të njëjtat i ka fituar dhe i ka lëshuar deri te nxënësit. Bëhet fjalë për nxënësit e kategorisë sociale dhe që nuk kanë mundësi për t’i blerë të njëjtat”.

Carovska më tej sqaron se janë në komunikim me të gjitha shkollat dhe është e bindur se nuk mungon asgjë dhe i quan lajme të rrejshme ata që qarkullojnë nëpër opinion. /SHENJA/

 

 

 

MARKETING I PAGUAR POLITIK

 

 

MARKETING I PAGUAR POLITIK

You may also like