Rritet numri i ankesave tek Avokati i Popullit

by admin
Spread the love

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, shqyrtoi propozim-vendimin e Avokatit të Popullit lidhur me zgjedhjen e 5 zëvendësve në këtë institucion, raporton Ekonomia Online.

Raporti është hedhur në votim për zgjedhën e 5
zëvendësve të avokatit të popullit ku  me
shumicën e votave është votuar.

Avokati i popullit Naim Qelaj foli për  numrin e madh të ankesat që janë adresuar në zyrën
e që disa prej tyre janë suke u zvarritur në procese gjyqësore.

“Këtë vit është një numër i shtuar i
ankesave. Janë adresua 1612  ankesa. Ankesat
vazhdojnë më qenë në numër më të madh të ankesave. Janë 456 ankesa lidhur me
zvarritjen e procedurave. Këtë vit vërehet një rritje e numrit të ankesave të pranueshëm
nga avokati i popullit. 939 ankesa këtë vit janë konsideruar si të pranueshëm. 261
ankesa janë për zvarritjen e provueseve gjyqësore”.

Deputetja Duda Balje, ka thënë se është shqetësues
rritja e dhunës ndaj grave dhe se duhet të diskutohet seriozisht për këtë temë.
“Kemi pas shumë raste të dhunës ndaj grave. Kjo duhet të jetë tema kryesore në
Kuvendin e Kosovës. Ne si komision po dojm me bë një ligj për peticion. Jemi në
rrugë për me gjet zgjidhje. Sa punë keni bërë ju këtë vit për personat e
zhdukur?. Edhe për dhunën në shkolla ka qenë shqetësues këto kohë. Duhet vërtet
një bisedim më seriozisht për këtë temë”, tha Balje.

Avokati i popullit Naim Qelaj, ka thënë se mbetët
shqetësues fakti se gjykata nuk po i trajtojnë paditë.

“Na ka shqetësuar fakti se gjykatat nuk po i trajnojnë
paditë. Ajo qa kemi ba këtë periudhë është që 
do të bëjmë një hulumtim. Kanë kaluar 22 vite dhe shumë tema do të përfshihen.
Ne si institucion e kemi neglizhuar si temë duke ua lënë organizatave të shoqërisë
civile. Sa i përket dhunës në familje dhe në baza gjinore vitin e kaluar kemi
dal me dy raporte. Ka dështu zinxhiri i mekanizmave gjyqësor, fjala është për
policin dhe prokurorin”.

“Viti 2020 -21 ka qenë më vështirë dhe nuk kemi
mujt me realizua vizita në shkolla. Këtë vit kemi vazhduar me aktivitete. Janë
diku 4 shkolla që kemi vizituar. Nuk është që kemi marr ankesa nga qytetarët për
dhunën në shkolla. Kemi marr nga organizatat e shoqërisë civile, por jo nga prindërit.
Ne si institucion jemi të gatshëm. Një raport që pres me u publiku këtë vit është
se sa janë të përshtatshme kutikulat e arsimit me tregun e punës, sepse fokus të
veçantë u kemi dhënë edhe fëmijëve me aftësi të kufizuara”.

Alban Bajrami nga Vetëvendosje, pyeti “A
e keni trajtuar raportin e Freedom House, pasi që ky e ka cilësuar Kosovën të suksesshëm.”

Tutje avokati i popullit Naim Qelaj, ka thënë
se e kanë të nevojshme shtimin e stafit edhe për tetë pozita. “Në pik
referimi  kemi raportin e OSBE-së,  Ambasadës Amerikanë. Nuk është marr asnjëherë
raporti i Fridom Haus.  Ndër vite
Institucioneve të avokatit të popullit i janë shtu kompetencat dhe përgjegjësit.
Shumicën e vendeve të botës mekanizmi për parandalim të torturës është si organ
i veçantë avokati i popullit. Duhet me u rrit edhe përgjegjësia e shtetit në
raport me avokatin e popullit. Këtë vit kam ba planifikim për riorganizim të këtij
institucioni. Kam kërkuar buxhet me i shtu tetë pozita, por nuk mu ka aprovu. Kërkojmë
nga Qeveria t’i kushtojë rëndësi, është e nevojshme me ba këtë staf”.

Ai foli edhe lidhur me kërkesën për Veting. “Lidhur me kërkesën për Veting  dhe reformës në drejtësi ne nuk kemi dal me një qëndrim. Arsyeja është se Avokati i Popullit gjithmonë reagon kur miratohet një ligj. Ne e përcjellim vazhdimisht rrjedhën e ligjeve që dërgohen në parlament. Jemi duke e vëzhguar edhe atë për Veting. Dhe do të dalim me një qëndrim. Nuk e kemi trajtu. Po e vlerësojmë dhe po i përcjellim ndryshimet që bëhen me procesin e Vetingut. Ajo çka duhet me pas kujdes në këtë segment është mos me cenu privatësinë”, tha ai.

You may also like