Rriten dërgesat e smartphone vitin e kaluar, për herë të parë që nga 2017-a –

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Dërgesat globale të smartphone kishin filluar të reduktoheshin që përpara vitit 2020, megjithëse dy vitet e pandemisë, me kufizimet në zinxhirët e furnizimeve dhe mungesën e çipëve, sigurisht që nuk i ndihmuan shifrat e këtyre dërgesave.

Megjithatë, sipas raporteve nga Counterpoint Research dhe International Data Corporation (IDC), tregu i telefonave smart më në fund pati rritje vitin e kaluar, për herë të parë që nga viti 2017.

Counterpoint e vlerësoi rritjen e përgjithshme vjetore me 4%, ndërsa IDC pati një shifër paksa më optimiste prej 5.7%. Megjithatë, të dyja firmat tregojnë një rënie për tremujorin e katërt, përkatësisht me 6% dhe 3.2%. Rënia ishte e pritshme, duke pasur parasysh mungesat e vazhdueshme të çipave, të cilat kanë pasur një ndikim të madh te prodhuesit më të vegjël me më pak mundësi manovrimi në zinxhirët e furnizimit, krahasuar me firma si Apple dhe Samsung.

Të dyja raportet vendosën Samsung në vendin e parë për vitin 2021, me një rritje prej 6%, ndërsa Apple u rendit e dyta. Ato gjithashtu përmendën një raport të fundit nga Canalys, sipas të cilit ishte Apple ajo që e kishte fituar garën e tremujorit të fundit. Apple e konfirmoi këtë pritshmëri nëpërmjet raportit të saj të shkëlqyer të të ardhurave tremujore, kryesisht si rrjedhojë e suksesit të iPhone.

Divizioni i iPhone në këtë kompani pati një rritje vjetore të shitjeve prej 9%, që sollën 71.63 miliardë dollarë. CEO i Apple, Tim Cook, konfirmoi se kufizimet në zinxhirët e furnizimit ishin një pengesë e vazhdueshme për kompaninë, pasi kërkesa e ka tejkaluar ofertën në disa tregje, por shtoi se ai vëren që këto probleme kanë filluar të zbuten, duke bërë që punët të ecin përpara. Këto problematika tregojnë se tregu i smartphone, në kushte të tjera, do të ishte rimëkëmbur më fuqimisht nga pandemia.

“Fakti që në vitin 2021, rritja do të kishte qenë akoma më e lartë nëse nuk do të ishin kufizimet e furnizimit, shton akoma më shumë pozitivitein ndaj rritjes së shëndetshme prej 5,7% që vumë re për vitin 2021”, tha drejtoresha e kërkimit në IDC, Nabila Popal. “Për mua, kjo jep një mesazh të qartë se ka një kërkesë të konsiderueshme në pothuajse të gjitha rajonet. Edhe në Kinë, ku ka disa sfida rreth dobësimit të kërkesës së konsumatorëve, tregu i smartphone performoi shumë më mirë nga ҫ’pritej në tremujorin e katërt, 5% më mirë për të qenë të saktë, megjithëse në terma vjetorë ka një rënie.”

“Rritja në SHBA u nxit kryesisht nga kërkesa për serinë e parë të iPhone 12 me teknologjinë 5G nga Apple, që dominoi tremujorin e parë të vitit 2021; kjo kërkesë vazhdoi gjatë gjithë vitit duke arritur përsëri nivele të larta në tremujorin e katërt falë uljeve për Black Friday (e Premtja e Zezë) dhe për sezonin e festave,” tha analisti i Counterpoint, Harmeet Singh Walia.

Pas gati një dekade me rritje të fortë të kërkesës, periudha përpara pandemisë solli një rënie të saj, për shkak të ngadalësimit të cikleve të përmirësimit, çmimeve të larta dhe ngopjes së tregut. COVID-19 nxiti më tej ngadalësimin e kërkesës për smartphone, pasi konsumatorët ishin më pak të gatshëm për të shpenzuar.

Situata u përkeqësua nga problemet në zinxhirët e furnizimit, megjithatë elemente të reja si 5G kanë nxitur edhe një herë interesin. Pavarësisht kësaj, dërgesat e përgjithshme vazhdojnë të mbeten nën nivelet e periudhës para fillimit të pandemisë. / TechCrunch

You may also like