Rreziqet për NATO-n në krahun e Lindjes

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg
Gjergji Kajana

Nga Gjergji Kajana

Sekretari i Shtetit amerikan Anthony Blinken ndodhet në Evropë në një fazë vendimtare të konfliktit ukrainas, ajo në të cilën Moska ka kaluar në brutalitet ekstrem për të nënshtruar vendin e pavarur që synon ta kthejë në vasal ose ta aneksojë. Gjeografia e vizitës ka mbart domethënie të veçantë sepse prek Poloninë, Moldavinë dhe tre republikat balltike Letoni, Lituani, Estoni – të gjitha vende të krahut lindor të NATO-s, ai i përfshirë në zgjerimet pas Luftës së Ftohtë, më afër gjeografikisht me Rusinë dhe që gjatë historisë ka njohur një periudhë të gjatë përkatësie të vuajtur në bllokun sovjetik që drejtohej nga Moska.

Polonia është lojtar strategjik i krizës ukrainase: në të kanë hyrë minimalisht rreth 1 milionë refugjatë, bashkëndan një kufi të përbashkët problematik me vasalin e Rusisë Bjellorusi (që i imponoi artificialisht një krizë refugjatësh nga Lindja e Mesme Varshavës e republikave balltike para disa muajsh), mikpriti në shkurt 3.000 trupa shtesë amerikane të NATO-s dhe u angazhua pak para fillimit të luftës në një marrëveshje të sigurisë me Britaninë e Madhe e Kievin. Pas Rusisë, Polonia është vendi evropianolindor që shpenzon më tepër për mbrojtjen. Një pjesë e ndihmave ushtarake për ukrainasit aktualisht vijnë në aeroportin polak Rzeszow Jasionka, të tjerat në Rumani. Teksa NATO refuzon të vendosë një zonë ndalimi fluturimesh mbi Ukrainën, Polonia po menduar të ndihmojë Kievin me avionë luftrakë të periudhës sovjetike. Varshava po pret që SHBA të angazhohet se do t’ia zëvendësojë ata nëse do të gjendet mënyra të transferohen tek pilotët e Kievit. Lëvizja mund të përbëjë një përshkallëzim të rrezikshëm të konfliktit, në një kuadër ku Rusia paralajmëron se do ta shohë si ndërhyrje në luftë çdo përdorim të bazave ajrore të vendeve fqinje me Ukrainën prej pilotëve ukrainas. Nuk ka aspak siguri se lëvizja do të finalizohet (sipas shtypit italian dje Varshava ka hequr dorë dhe në operacion përfshihej edhe Rumania) edhe sepse presidenti polak është shprehur kundër saj.

Kufiri lituano-polak përbën një nyje territoriale të rëndësishme, Korridorin Suvalki, zona më e prekshme territoriale e NATO-s sepse kufizon në veri me Rusinë (eksklava e Kaliningradit në Balltik, gjithashtu bazë ushtarake ruse) e në jug me Bjellorusinë. Pushtimi eventual i Korridorit nga Rusia e Bjellorusia ndalon çdo komunikim nga toka mes Aleancës në territor anëtarësh e republikave balltike, duke i lënë vetëm përballë rusëve, bjellorusëve ose të dyve bashkë nëse sulmohen prej tyre. Sjelljet e Bjellorusisë kanë kaluar një nivel të rrezikshëm alarmi sepse “de facto” po vepron si një shtojcë e politikave të Kremlinit: teksa ka miratuar me “referendum” vendosjen në territorin e saj raketash ruse (që teorikisht mund të jenë edhe bërthamore), në bisedimet Minsk-Moskë – sipas komunikatave zyrtare të shpërndara prej dy kryeqyteteve – flitet për një të drejtë të saj për një dalje në Balltik. Kjo dalje nuk ekziston në gjeografinë e vendit dhe mund të merret vetëm ushtarakisht.

Tensioni është në rritje edhe në tre republikat balltike. Lituania deklaroi në 24 shkurt një gjendje të jashtëzakonshme dyjavore. Si Letonia ajo ka kufij të përbashkët me Minskun, ndërsa Letonia e Estonia janë në kufij me Rusinë. Në Letoni NATO ka vendosur prej 2016-s trupa shtesë nga 9 vende(mision ku përfshihen edhe Shqipëria e Italia). Sipas simulimeve të kryera nga qendra studimore amerkane RAND Corporation atë vit republikat rrezikojnë pushtimin nga Rusia nëse kjo ndërmerr një nismë të befasishme në atë drejtim. Potencialisht sulmi rus do të arrinte Rigën e Talinin në 60 orë pas nisjes, duke vendosur NATO-n përballë dilemës së luftës për t’i çliruar nga një fuqi bërthamore. Tensioni në Balltik prek edhe Finlandën (ku shumica e popullsisë po spostohet në favor të hyrjes në NATO, e cila tashmë përfshin rregullisht Helsinkin e Stokholmin në takimet mbi krizën ukrainase) e Danimarkën, anëtare e Aleancës që ka shpallur qëllimin për të çuar shpenzimet ushtarake në 2% të PBB dhe do të mbajë një referendum për të lejuar hyrjen e vendit në programet mbrojtëse të BE-së.

Në 6 mars Blinken vizitoi Moldavinë, goditur nga kriza e refugjatëve dhe që dëshpërimisht – si Ukraina e Gjeorgjia – po kërkon të afrojë datën e anëtarësimit në BE teksa kontribuon për sigurinë rajonale me një togë trupash në Kosovë. Në veri të Moldavisë prej 30 vjetësh është në gjendje inaktive konflikti etnik në Transnistria (e cila ndodhet në kufirin me Ukrainën), që shpërtheu në 1992 mes ushtrisë moldave e asaj ruse dhe ku pas armëpushimit kjo provincë gëzon një pavarësi “de facto” siguruar nga trupa të Moskës. Një pjesë dërrmuese e popullsisë së provincës separatiste është ruse. Operacionet ushtarake në Ukrainë po i afrohen rrezikshëm Moldavisë dhe Transnistria ka potencialin për të qenë një Donbas i dytë nëse Moska kërkon përshkallëzim në rajon. Për të mos provokuar Rusinë Kishinjevi nuk ka vendosur sanksione ndaj Moskës pas 24 shkurtit.

Rreziku i zgjerimit të konfliktit ukrainase në krahun lindor të NATO-s është shumë real. Qartësisht Rusia nuk do të ndalet në planin për pushtimin e krejt Ukrainës nëse Kievi nuk njeh zyrtarisht aneksimin e Krimesë, pavarësinë e republikave filorusë të Donbasit Luhansk e Donetsk dhe nuk pranon të kthehet në një vend të çmilitarizuar e neutral. Afrimi i luftës në kufijtë e Ukrainës me vendet e NATO-s Poloni, Sllovaki, Hungari, Rumani e me Moldavinë shton tensionet. Në bazë të nenit 5 të traktatit themeltar të NATO-s Aleanca do të detyrohet t’i përgjigjet çdo akti lufte në territorin e saj, qoftë edhe aksidental, ndryshe humbet krejt besueshmërinë e qënies së saj.

Sanksionet financiare të Perëndimit e fuqive të tjera mund të jenë të efektshme në prekjen e aparatit ushtarak rus në një kohë të dytë por për momentin Moska në terren ka krejt fuqinë për t’i dhënë konfliktit drejtimin e dëshiruar e kërcënuar me zgjerim të tijin edhe vendet e krahut lindor të NATO-s.

Versioni italisht:

UCRAINA E I PERICOLI AL FIANCO EST DELLA NATO

Il Segretario di Stato USA Anthony Blinken si trova in Europa nella fase quando il conflitto in Ucraina prende una piega lugubre a causa delle brutalità di Mosca, intenta a sottomettere, rendere un satellite o annettere l’intero paese. La geografia della visita contiene un significato particolare: Blinken è già stato e sarà in quattro paesi del fianco orientale della NATO (Polonia, Lituania, Lettonia, Estonia) e Moldavia.

La Polonia ha un ruolo strategico nella crisi ucraina: ospita già un milione di profughi, condivide un confine comune e problematico con la Bielorussia, a febbraio ha ricevuto il rinforzo militare di 3.000 soldati USA e poco prima dell’inizio dell’aggressione russa contro Kiev firmò un accordo sulla sicurezza con l’Ucraina e la Gran Bretagna. Dopo la Russia, la Polonia è il paese esteuropeo che spende di più per la sicurezza militare. Gran parte degli aiuti militari che attualmente riceve l’Ucraina arrivano all’aeroporto polacco di Rzeszow Jasionka, molti altri in Romania. La NATO è decisa a non imporre la “no-fly zone” sull’Ucraina come richiesto dal presidente ucraino Zelensky ma Varsavia non si rassegna all’inattività nel rinforzare le capacità aeree di Kiev e medita sull’invio di jet dell’epoca sovietica a Kiev. L’operazione (che secondo fonti di stampa italiana non andrà in porto per un dietrofront della stessa Polonia e avrebbe incluso anche la Romania) necessiterebbe che gli USA li sostituissero nell’arsenale aereo di Varsavia in caso di invio in Ucraina e trova l’espressa contrarietà del presidente polacco Duda.

Il confine lituano-polacco costituisce un importante nodo della NATO perchè in esso passa il Corridoio Suwalki, la zona territoriale più sensibile dell’Alleanza perché limita al nord con la Russia nella exclave di Kaliningrad (importante distretto militare di Mosca sul Mar Baltico) e al sud con la Bielorussia. Una eventuale conquista del territorio negherebbe la continuità geografica della NATO con le tre repubbliche baltiche Lituania, Lettonia ed Estonia. La Bielorussia viene vista come particolarmente pericolosa per l’essere diventata un vassallo di Mosca: una settimana fa un “referendum” ha approvato l’installazione nel paese di missili (in teoria potrebbero essere anche nucleari) mentre comunicati ufficiali dei colloqui tra autorità bielorusse e russe menzionano un “diritto” di Minsk per avere accesso al Mar Baltico. La Bielorussia è un paese senza sbocchi marittimi e l’accesso potrebbe essere conquistato solo “manu militari”.

Nelle tre repubbliche baltiche la tensione è alta. Il 24 febbraio la Lituania ha decretato uno stato di emergenza di due settimane. Come la Lettonia essa condivide un confine congiunto con la Bielorussia nel mentre Riga la condivide anche con la Russia. In Lettonia sono già dispiegate dal 2016 truppe NATO di  9 paesi, tra cui anche Italia e Albania. Nelle simulazioni di guerra condotte dal think tank statunitense RAND Corporation nello stesso anno le tre repubbliche baltiche rischiano di essere conquistate da un attacco fulmineo russo, con le truppe di Mosca che raggiungerebbero Tallinn e Riga in 60 ore, mettendo la NATO di fronte al dilemma della guerra con una potenza nucleare. Le tensioni nel Mar Baltico includono anche Finlandia, Svezia e Danimarca. A Helsinki la maggioranza della popolazione si sta spostando favorevolmente verso l’adesione nella NATO alla luce degli sviluppi della crisi ucraina. Finlandia e Svezia sono diventate partecipanti permanenti delle riunioni dell’Alleanza sul tema. La Danimarca sta pianificando di portare la spesa militare al 2% del PIL e tenere un referendum che permeterebbe la partecipazione ai programmi di difesa dell’UE.

Il 6 mars Blinken ha visitato la Moldavia, stretta geograficamente tra Ucraina e Romania e già diventata un punto d’arrivo dei profughi di guerra. Chișinău ha seguito Kiev e Tbilisi nel presentare la richiesta di aderire nella UE, mentre contribuisce alla stabilità nei Balcani con soldati nella missione NATO nel Kosovo, pur non essendo membro dell’Alleanza. A destare preoccupazione è il conflitto “congelato” della Transnistria, provincia separatista nel nord del paese dove dal 1992 – dopo una breve guerra russo-moldava – stazionano truppe di Mosca. Gran parte della popolazione della provincia si dichiara russa e la Transnistria, confinante con l’Ucraina, ha il potenziale di essere un altro Donbass nel caso la Russia decidesse un’ulteriore escalation nell’area, dove i combattimenti si avvicinano pericolosamente alla Moldavia. Timorosa di ritorsioni russe, Chișinău non ha aderito alle sanzioni contro Mosca decise da gran parte della comunità internazionale dopo l’aggressione.

Risulta chiaro che al momento la Russia non pensa a un cessate il fuoco del conflitto se Kiev non accetta le sue richieste massimaliste di smilitarizzare e dichiarare la neutralità, riconoscere la Crimea russa e l’indipendenza del Donbass. L’avvicinamento della guerra ai confini dell’Ucraina con 4 membri NATO (Polonia, Slovacchia, Ungheria, Romania) rischia di portare a inevitabili tensioni con l’Alleanza, impegnata e reagire in base all’articolo 5 del suo trattato istitutivo a ogni forma di aggressione verso i paesi che la compongono.

Gjergji Kajana

You may also like