Rrethi i dytë i zgjedhjeve në Turqi, qytetarët turq në Maqedoninë e Veriut mund të votojnë 20-21 maj

by admin
Spread the love

Ministria e Jashtme Turke njoftoi se në kuadër të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 28 maj, kutitë e votimit do të vendosen në 167 pika nga 151 përfaqësues të Turqisë në 73 shtete.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, qytetarët turq në Maqedoninë e Veriut do të mund të votojnë në Ambasadën e Turqisë në Shkup nga data 20-21 maj nga ora 08:00 deri në 22:00 me orën e Maqedonisë së Veriut.

Në deklaratë thuhet se nga 20 maji, kutitë e votimit do të vendosen në 167 pika nga 151 përfaqësues të Turqisë në 73 shtete dhe votimi do të bëhet në portat doganore në datat 20-28 maj.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like