Rreth 30 mijë metra kub dru në vit priten pa leje – Shqip

by admin
Spread the love

Rreth 30 mijë metra kub dru për ngrohje, priten në mënyrë ilegale në vend. Këtë e konfirmoi drejtori i NP “Pyjet Kombëtare”, Valentin Gruevski, përcjell KlanM.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë Pyjore dhe kjo është një luftë e përditshme dhe e vazhdueshme kundër hajdutëve të drurit. Nuk mendoj se mund të zhduket shpejt dhe lehtë. Megjithatë, ajo që është inkurajuese janë veprimet më konsekuente të MPB-së. Luftën më të madhe këtu mund ta bëjë Ministria e Punëve të Brendshme. Veprimet e fundit që janë ndërmarrë në muajin e fundit japin shpresë se ai problem mund të çrrënjoset”, tha Gruevski në konferencën e sotme për shtyp për fillimin e fushatës së sivjetshme të pyllëzimit, raportoi Agjencia Mediatike Informative.

Gruevski konfirmoi se do të ketë mjaftueshëm dru për ngrohje dhe se pret që të mos ketë probleme me shpërndarjen e tyre.

“Do të ketë mjaft dru zjarri këtë vit. Nëpërmjet kompanive private që punojnë me ne, mendoj se dorëzimi i drunjve që është paguar për këtë vit është drejt përfundimit. Nuk do të kemi asnjë problem me dërgimin e drunjve. Edhe vitin e kaluar nuk kemi pasur asnjë problem. Gjithçka u krye në kohë”, tha Gruevski./KlanMacedonia

You may also like