Rrëfimi i rrallë i të ndjerit Skënder Selmani në intervistën e realizuar nga gazetari Agim Kasapolli

by admin
Spread the love

Futbolli kosovar ka marrë një lajm të hidhur të dielën.

Ka ndërruar jetë Skënder Selmani, kontribuesi i madh i futbollit kosovar në moshën 63-vjeçare.

Selmani ishte kontributdhënës i madh i futbollit kosovar edhe në periudhat shumë të vështira.

Selmani, ish-anëtar i kryesisë së Federatës së Futbollit të Kosovës në vitet 1991-95, nënkryetar i gjyqtarëve të Kosovës, kryetar i Këshillit të garave të Republikës së Kosovës dhe kryetar i këshillit organizativ të ndeshjes Kosovë-Shqipëri (me 14 shkurt – 1993), Kosovë-Shkëndijë në kohën e viteve të 90-ta, ka dhënë kontribut të madh në kohëra më të rënda.

Ai asgjë nuk kurseu nga xhepi i vet si sponsor. Selmani ndihmoi shumë futbollin në mënyrë që të kanë sportistët kushtet për zhvillimin e garave, transmeton zëri.info.

Tash e shume vite jetonte ne Gjermani. Nga atje vazhdimisht e ka përcjellë futbollin e Kosovës dhe të gjitha zhvillimet këtu. Ka qenë ndër zërat më kritikë për dukuritë negative që kanë ndodh në futboll dhe ka folur haptas për gjithçka.

Më poshtë mund ta shikoni një intervistë shumë interesante ku Selmani para 7 viteve është rrëfyer në një intervistë të gazetarit të mirënjohur kosovar, Agim Kasapolli. 

You may also like