“Rrebeshe e bubullima…” – Ky është parashikimi i motit për sot

by admin
Spread the love

Gjatë ditës së sotme në Maqedoni do të mbizotërojë mot pjesërisht i vranët dhe relativisht i ngrohtë.

Do të ketë reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos pasdite dhe gjatë natës kur do të ketë edhe rrebeshe lokale (mbi 30 l/m2) dhe në disa vende të shoqëruara me bubullima, përcjell KlanM.

Do të vazhdojë të fryjë erë e fortë e herë pas here e fortë nga jugu (mbi 70 km/h) dhe do të jetë relativisht e ngrohtë.

Në Shkup e rrethinë do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu, sidomos pasdite dhe natën. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi juglindor./KlanMacedonia

You may also like