Rrapaj: Ky sezoni më i mirë për mua, dua të luaj në Gjermani! Synojmë Kupën

by admin
Spread the love

Arinaldo Rrapaj, mesfushori i Partizanit, doli sot para mediave dhe foli për barazimin në derbi, shortin e Kupës së Shqipërisë, duelin me Egnatian dhe për ecurinë e tij në aspektin personal.

“Barazimi në derbi? Mendoj se ishte një ndeshje e mirë, besoja se do fitonim. Humbëm një rast të pastër. Barazim i kënaqshëm. Nuk fituam dot, por të shohim përpara”.

“Egnatia? Luajmë për fitore çdo ndeshje. Do stërvitemi fort për të fituar. Do ta shikojmë kundërshtarin gjatë video-analizave. Shpresojmë të fitojmë”.

“Vllaznia? Çdo kundërshtar është njëlloj, të tria ishin të forta. Me Vllazninë, tani që nuk ka gol fushe, do mundohemi të shënojmë sa më shumë dhe ta zgjidhim që në ndeshjen e parë”.

“Kualifikimi në kupat e Europës? Nga kampionati është më e vështirë. Nga Kupa janë dy ndeshje”.

“Daja dhe Mehmeri? Të dy trajnerët janë të mirë, kanë strategjitë e tyre të ndryshme. Ndihesha mirë me Dajën, por edhe me Mehmetin. Bëjmë çdo detyrë që na kërkon”.

“Jam përshtatur me çunat, kemi krijuar një grup të mirë. Deri tani më ka ecur mirë. Ky është sezoni më i mirë për mua, shpresoj të vazhdoj kështu. Jam i përqendruar këtu. Nëse vijnë ofertat, OK. Më pëlqen të luaj në Gjermani, por të mendojmë për momentin pastaj të shikojmë çfarë na sjell e ardhmja”, tha në përfundim Rrapaj. / oversport.tv

Foto: FK Partizani Albania, Facebook

You may also like