Rrahu një person në një klub nate, e pëson keq portieri i Hertha Berlin

by admin
Spread the love

Portieri i Hertha Berlin, Marius Gersbeck është akuzuar në Austri për dhunë.

Ndaj tij është ngritur një kallëzim penal në gjykatën rajonale të Salzburgut, siç ka bërë të ditur prokuroria publike e qytetit austriak.

Seanca kryesore është caktuar për më 28 shtator, ndërsa 28-vjeçari akuzohet se ka goditur me grushte dhe shkelma viktimën më 16 korrik gjatë stërvitjes së skuadrës në Austri.

Sipas “Bild”, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në një klub natë në Zell am See. Ndërsa Gersbeck ende nuk ka reaguar publikisht në lidhje me këtë ngjarje. /Supersport


Top Channel

You may also like