Rrahmani: 1432 fëmijë të Kosovës të vrarë, pushtetarët tanë solidarizohen me Serbinë (VIDEO)

by admin
Spread the love

Solidarizimi i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, me viktimat e sulmeve të fundit në Serbi, ka ngjallur reagime në vend.

Si kundërpërgjigje ndaj kësaj, në Ferizaj sot janë ndezur 1432 qirinj, numër ky që përkon me numrin e fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur në Kosovë.

Ish-zëvendësministri në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rrahmani, në Edicionin Special në Shqip, ka pyetur se si gjejnë pushtetarët tanë kohë që të solidarizohen me Serbinë kur dihet se një numër kaq i madh i fëmijëve nga Kosova janë vrarë dhe zhdukur nga regjimi serb.

“1432 qirinjtë janë ndezur në shenjë të fëmijëve të vrarë dhe të zhdukur nga vitet 80-ta deri në vitin 99 nga regjimi jugosllavo-serb. Më këtë dëshirojmë t’ua bëjmë me dije të tjerëve se 1432 fëmijë të Kosovës janë të vrarë dhe deri më tani nuk kemi asnjë epilog të drejtësisë për ta dhe familjet e tyre”.

“Me këtë veprim kemi dashur t’ua përkujtojmë institucioneve tona dhe pushtetit serb që në Kosovë, 1432 fëmijë janë të vrarë dhe të zhdukur nën moshën 18-vjeçare”.

Tutje, ai ka shtuar se edhe vetë solidarizohet me çdo viktimë të botës, por se mundon fakti që dëri më tani nuk është punuar sa duhet për zbardhjen e fatiti të 1432 fëmijëve nga Kosova.

“Ne nuk jemi kundër askujt për shkak se edhe ne solidarizohemi me çdo fëmijë të botës, por jemi të pakënaqur me pushtetin tonë të cilët po e gjejnë kohën që të solidarizohen me të tjerët kur e dimë se 1432 fëmijë të tyre janë të zhdukur dhe ende nuk është marrë asnjë veprim për të kërkuar drejtësi për ta kur dihet se kush i ka vrarë”.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

klankosova.tv

You may also like