Ronela Hajati tregon gjendjen e vështirë që po kalon: Nuk e keni idenë sa po vuaj

by admin
Spread the love

Me një postim në llogarinë e saj, Ronela Hajati ka treguar se ndodhet në një gjendje të trazuar emocionale.

“Gjithë jetën kam qeshur dhe isha optimiste edhe në ditë të vështira. Por tani jam në periudhën më të keqe të jetës dhe nuk e keni idenë sa po vuaj, ndërkohë që askujt nuk i intereson për mua. Ndihem e vetme në gjithë këtë. Asnjëherë nuk ke nga ta dish çfarë po kalon një njeri”, ka shkruar këngëtarja në postimin e fundit në rrjetet sociale. Ronela nuk ka shtuar asnjë detaj se për çfarë bëhet fjalë, ndonëse në vetëm pak muaj pritet të prezantojë Shqipërinë në “Eurovision 2022” dhe ky moment ka treguar se ka shenjuar në karrierën e saj./revistawho.com

You may also like