Ronaldo përpara prokurorëve italianë – Shqip

by admin
Spread the love

Deklarime për manovrat e Juves me pagat e lojtarëve

Prokuroria e Torinos arriti të bindë Cristiano Ronaldon të bashkëpunojë në hetimin Prisma, që po merrët me llogaritë e Juventusit dhe ku të dyshuar për falsifikim bilancesh janë 11 persona të rangut më të latrë drejtues të klubit italian.

Dy prokurorë kishin rënë dakord me avokatët e CR7, por Botërori i Katarit shtyu afatet. Tani, momenti i mirë duket se është afër, me pjesët përkatëse ligjore që po organizojnë gjithçka me synimin që Prokuroria të sqarojë më tej rreth 155 milionë Euro fitime kapitale, të konsideruara nga akuza artificiale, manovrën e pagave dhe mbi ato humbje më të ulëta të treguara në buxhet në krahasim me realitetin.

Pritet që marrja në pyetje e Ronaldos të kryhet në Dubai, ose që Ronaldo të bëjë një udhëtim të shkurtër në Itali, Madrid ose Lizbonë.

Gjithçka do të vendoset dhe përcaktohet në javët në vijim. Ronaldo, nga ana e tij dëshiron të kuptojë pse nuk u paguan pothuajse 20 milionë Euro nga Juve në një kontekst që i ishte paraqitur si i rregullt.

Për të treguar ndaj autoriteteve që në këtë marrëveshje ai ishte me mirëbesim, portugezi do të dalë sërish në fushë, për të bërë pjesën e tij në sqarimin e kësaj çështjeje.

Tv Klan

TI RAPORTON!

You may also like