Ronaldo padi kundër Juves, portugezi kërkon pagat e pashlyera nga periudha e pandemisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kristiano Ronaldo nuk pranon më lëshime ndaj Juventusit. Sipas mediave italiane, portugezi kërkon nga bardhezinjtë 19.9 milionë euro, paga të pa shlyera që në periudhën e pandemisë Covid. Përfaqësuesit ligjorë të portugezit kanë bërë një kërkesë penale në Prokurorinë e Torinos që më katër nëntor të vitit të shkuar.

Në dokumentet e dorëzuar nga përfaqësuesit e Ronaldos, janë periudha në të cilën klubi nuk arriti që të shlyejë lojtarët dhe jo vetëm kaq. Përfshihen edhe dokumente që klubi do të shpërblejë me bonus lojtarin në rast largimi. Në momentet e largimit drejt Manchester United, Juventus ka likuiduar një pjesë të detyrimeve ndaj tij, por mungojnë ende 19.9 milionë euro.

Çështje që mbetet ende misterioze, pasi Maurizio Arrivabene, pak kohë më parë që shprehur se nuk kishte dijeni që skuadra bardhezi të kishte detyrime të pashlyera ndaj Ronaldos. / Oversport.tv

You may also like