Ronaldo nuk e mendon largimin: Dua të luaj në Kampionatin Europian 2024

by admin
Spread the love

Pavarësisht se nuk po kalon vitet e tij më të mira në fushën e blertë, Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend që të heqë dorë nga futbolli i luajtur.

Ka qenë vetë ylli portugez që ka theksuar se ndonëse është 37 vjeç, synon që të vazhdojë karrierën e tij të paktën deri në Kampionatin Europian 2024.

“Udhëtimi im nuk ka përfunduar akoma. Dua të jep i pranishëm në Kupën e Botës (2022) dhe në Kampionatin Europian (2024). Ndihem shumë i motivuar, ambiciet e mia janë të mëdha”, ka thënë sulmuesi në një event ku ka marrë një çmim nga federata portugeze e futbollit.

Kapiteni i Portugalisë ka 189 paraqitje me kombëtaren dhe mban rekordin botëror për golat e shënuar me 117 të tillë. / Oversport.tv

Foto: Portugal Twitter

You may also like