Ronaldo: Do të luftojmë për të çuar Portugalinë në Botërorin e Katarit

by admin
Spread the love

Rruga e tij mund të kryqëzohet me atë të Italisë në finalen e Play Off-it të Kupës së Botës. Një takim të cilin Cristiano Ronaldo nuk mund ta humbasë, sepse kjo mund të jetë mundësia e fundit për të fituar një trofe që i mungon.

Ylli i Manchester United është gati për sfidat e radhës dhe shkruan në Instagram: “Fokusim total te Kupa e Botës 2022. Si gjithmonë krenar që përfaqësoj Portugalinë.

E dimë që rrugëtimi nuk do të jetë i lehtë, kemi respektin maksimal për kundërshtarët me të cilët do të përballemi dhe që kanë të njëjtat objektiva si ne. Por së bashku do të luftojmë për të çuar Portugalinë në vendin që meriton”. / Oversport.tv

Foto: Portugal @selecaoportugal Twitter

 

You may also like