“Ronaldo dhe Georgina në krizë”. Arsyet e ndarjes së kushtueshme

by admin
Spread the love

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo duket se po kalojnë një nga krizat e tyre më të rënda: lajmi i bujshëm vjen nga ‘Telecinco’, sipas së cilës martesa mes influencueses dhe kampionit portugez mund të jetë në rrezik.

Rodriguez dhe sulmuesi i ri i Al-Nassr duket se po përpiqen në çdo mënyrë të shfaqen ‘të qetë’ në rrjetet e tyre sociale, por mungesa e bashkëpunimit që ata kanë treguar prej disa kohësh do të sillte dyshimet për stabilitetin e marrëdhënies së tyre.

Kontratat e reklamave dhe angazhimet e tjera të përbashkëta profesionale, sipas ‘Telecinco’, do të ishin të vetmet arsye që e mbajnë çiftin të bashkuar për momentin, gjë që për momentin as konfirmohet dhe as mohohet nga ta të dy.

Lidhur me këtë, ‘Telecinco’ nënvizon se si në momente të dyshuara krize për çiftin është kthyer në modë teoria se marrëdhënia mes të dyve është thjesht komoditet.

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë prindër të një familjeje të madhe dhe së bashku kanë krijuar një markë milionere, e cila si kurrë më parë mund të lëkundet së bashku me dashurinë e tyre.

You may also like