Ronaldo, Benzema…, Ceferin këshillon Arabinë Saudite: Po gabon si Kina

by admin
Spread the love

Aleksander Ceferin, presidenti i UEFA-s, ka dhënë mendimin e tij për nënshkrimet e shtrenjta që po bën liga e Arabisë Saudite.

Cristiano Ronaldo, Benzema… Slloveni për momentin nuk e ndjen kërcënimin e futbollit saudit. Kështu është shprehur ai në një intervistë në NOS:

“Mendoj se Arabia Saudite po gabon. Ata duhet të investojnë në akademi, trajnerë dhe të edukojnë lojtarët e tyre. Blerjet e futbollistëve me emër nuk e përmirësojnë futbollin. Kina bëri të njëjtin gabim.

Nuk ka të bëjë vetëm me paratë. Lojtarët duan të fitojnë garat më të forta dhe këto janë në Evropë.

Më gjeni një lojtar që është në kulmin e moshës dhe formës që ka shkuar të luajë në Arabinë Saudite.

Ne nuk i humbim këta lojtarë. Ata ende luajnë futboll. Në fund të karrierës së tyre, disa lojtarë shikojnë Arabinë për të fituar para”.

Ceferin gjithashtu shpjegoi në intervistë se po vijohet me procesin e analizimit të rregullave për vendosjen e një kufiri për pagat dhe transferimet e lojtarëve në ekipet që kualifikohen për të luajtur në garat evropiane:

“Ne nuk duam dy ose tri klube që kanë burime të pakufizuara dhe arrijnë një buxhet prej 5000 ose 10000 milionë eurosh.

Atëherë kompeticionet tona nuk do të jenë më interesante. Pothuajse të gjitha klubet, të gjithë ata me të cilët kam folur, pajtohen me këtë ide”, tha Ceferin.

Presidenti slloven gjithashtu u tregua e ashpër ndaj sjelljes gjithnjë e më agresive të tifozëve dhe lojtarëve gjatë ndeshjeve:

“Duhet të jemi më të rreptë. Është bërë e padurueshme. Ka presion të vazhdueshëm, çdo vendim i arbitrave diskutohet. Ka shkuar shumë larg. Ngacmimi i arbitrit duhet të ndëshkohet. Do të flasim për këtë pas sezonit.

Nuk kemi pasur ende kohë për këtë, sepse kemi pasur shumë finale dhe shpresoj të ketë një propozim nga komisioni i arbitrave”.

Ceferin ka kritika të forta edhe për sjelljen e tifozëve në disa sektorë:

“Është e tmerrshme, na kanë mbetur vetëm sanksionet, por edhe flasim me tifozët. Është shumë e thjeshtë të thuhet se të gjithë fansat janë negativë. Është një grup i vogël idiotësh që abuzojnë me sjelljen e tyre të keqe. Janë pakicë, ca tipa vulgarë, primitivë dhe agresivë.” /Superport


Top Channel

You may also like