Romeo Kara shpërthen keq ndaj Berishës

by admin
Spread the love

Ditën e djeshme ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh mjaft i entuziazmuar pas fjalimit të një 19-vjeçari, student i gazetarisë i cili në fjalën e tij tha: “Revolucioni jonë paqësor nuk ndalet, asnjëherë. Jo vetëm që nuk ka të ndalur, por nuk do të tërhiqet asnjëherë deri në çlirimin e Shqipërisë nga kjo klikë sorosiane”.

Pikërisht për këtë situatë ka reaguar edhe juristi Romeo Kara, i cili e konsideron këtë një absurd përtej absurdit. Juristi shkruan se Saliu iu shfaq në ato momente si një shëmbëlltyrë e Hitletit.

Postimi i Karas:

“Absurd, pertej absurdit. Nje turme te pashpresesh, me ne krye te vetmin shqiptar, qe i ka ngelur vetja ne dore dhe s’po di nga t’a çoje, qe hazdisen deri ne delir, nga perrallat patetike te nje 19-vjeçari, i cili paska pasur perceptime te qarta politike qe ne vitin 2009, kur ai ishte ne moshen 6-vjecare.

Saliu ne salle, i jargavitur perballe patetikut 19-vjecar, mu shembellye si Hitleri i pashprese, perballe forcave te armatosura femijerore te quajtura Hitler-Jugend ne fund te prillit 1945 pergjate Betejes se Berlinit.

Me siguri, Saliu plak, u mallengjye nga i vogli, duke u ngushelluar gjithashtu me faktin se, steriotipi i tij politik, do te jetoje edhe per disa kohe pas tij.”, shkruan Romeo Kara.

You may also like