ROMË – Tajani: Italia e gatshme të dërgojë më shumë armë në Ukrainë

by admin
Spread the love

ROMË, 11 janar /ATSH-ANSA/ – Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për Ukrainën dhe jemi të gatshëm të dërgojmë sa më shumë armë, padyshim që parlamenti do të informohet përpara se ta bëjmë këtë, deklaroi ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani.

”Kemi dërguar mbi 50 tonë materiale elektrike për rindërtimin e rrjetit elektrik të shkatërruar nga sulmet ruse. Jemi në diskutime me francezët për armët e mbrojtjes ajrore. Gjithashtu dje gjatë takimit mes kryeministrit japonez dhe kryeministres, Giorgia Meloni ripërsëritëm synimin tonë për të mbështetur pavarësinë totale të Ukrainës”, theksoi ai.

Ka rifilluar në senatin italian edhe shqyrtimi i dekretit për zgjatjen e transferimit të materialeve ushtarake në Ukrainë deri më 31 dhjetor 2023.

Asambleja ka shqyrtuar dhe hedhur poshtë dy amendamente.

Sot pritet votimi përfundimtar.

Më pas, dispozita do t’i kalojë parlamentit për miratimin përfundimtar./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakSHBA – Të gjitha fluturimet e brendshme pezullohen pas një ndërprerjeje të madhe të sistemit

You may also like