ROMË – Meloni: Shpërndarja e emigrantëve në vendet e BE-së duhet të riorganizohet

by admin
Spread the love



ROME, 4 janar /ATSH-DPA/ – Kryeministrja italiane Giorgia Meloni nuk beson se reforma e BE-së për azilin është një zgjidhje e qëndrueshme për të frenuar emigracionin e parregullt në Evropë.

Pas një beteje të gjatë, vendet anëtare të BE-së dhe Parlamenti Evropian ranë dakord për një reformë të Sistemit të Përbashkët Evropian të Azilit para fundit të vitit.

Shpërndarja e emigrantëve ndërmjet vendeve anëtare të BE-së duhet të riorganizohet.

Nëse vendet nuk duan të pranojnë refugjatë, ata duhet të ofrojnë mbështetje, për shembull në formën e pagesave monetare. U ranë dakord gjithashtu për procedurat e standardizuara kufitare dhe akomodimin për migrantët.

“Unë mendoj se rregullat e reja janë më të mira se ato të mëparshme”, tha lideri i ekstremit të djathtë në një konferencë shtypi në Romë.

“Por kjo nuk është një zgjidhje. Ne kurrë nuk do ta zgjidhim problemin nëse mendojmë se si i menaxhojmë emigrantët kur ata të arrijnë në Evropë”, shtoi ajo.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: Ndërhyrje e suksesshme e kompleksitetit të lartë në Spitalin Rajonal Memorial Fier


You may also like